Pozicioni: UI/UX Designer për Produkte Software
Kompania: CodeMasters
Vendndodhja: Remote (Shqipëri)
Përshkrimi i Pozicionit:
CodeMasters është një kompani e udhëhequr nga inovacioni, dhe ne po kërkojmë të zgjerojme ekipin tonë me një UI/UX Designer të talentuar për produkte software. Kandidatët mund të kenë përvoja të ndryshme, por ata me eksperiencë më të madhe do të kenë prioritet.
Kërkesat:
Aftësi të shkëlqyera për të përdorur mjetet e zakonshme ne dizajn si Figma, Photoshop, Canva apo Storybook.
Aftësi të mira për të folur dhe shkruar në italisht (e detyrueshme).
Njohuri rreth teknologjive frontend është një avantazh.
Kandidatët duhet të jenë të bazuar në Shqipëri.
Përfitimet:
Pagë konkurruese dhe mundësi për zhvillim profesional.
Mundësi pune remote.
Nëse jeni të pasionuar pas dizajnit dhe doni të punoni në projekte interesante në një kompani të rritur, dërgoni CV-në tuaj dhe portofolion në [email protected]